“Punë për komunitetin”/ Meksi: Nevoja për ndërhyrje e jashtëzakonshme, qëllim mbjellja e pemëve (VIDEO)

“Punë për komunitetin”/ Meksi: Nevoja për ndërhyrje e jashtëzakonshme, qëllim mbjellja e pemëve (VIDEO)

Do t’i japim vëmendje tani një projekti të zbatuar në Shqipëri nga qeveria gjermane, të quajtur “Punë për Komunitetin”, zbatuar në 16 bashki.

Lidhur me këtë temë në studion e lajmeve në MCN TV znj. Merita Meksi, Këshilltare për Klimën pranë GIZ u shpreh se nga kjo nismë janë punësuar 811 persona, ndërsa shtoi se nevoja për ndërhyrje është e jashtëzakonshme, ku një nga qëllimet kryesore ka qenë mbjellja e pemëve.

Nuk është hera e parë që organizojmë të tilla evente, ky është viti i katër që ndodh diçka e tillë. Nga volumi i investimeve dhe numri i të punësuarve ka qenë më i madh ku numërohen 811 të punësuar. Dhe vetëm me këtë program të klimës qeveria gjermane ka investuar 1.2 milionë euro. Ndihma në 6 bashki ka pasur fokus kanalet e kullimit, ndërsa në zonat e mbrojtura qëllimi ka qenë mbjellja e pemëve dhe largimin e eriozionit. Kemi punuar në parkun e Dajtit, Butrint etj. Nevoja për ndërhyrje është e jashtëzakonshme dhe kjo vjen nga prioritete të ndryshme që ka vendi. Ofrojmë dhe përmirësojmë situatën mjedisore në vend. Nevoja për tu përshtatur është e jashtëzakonshme prandaj çdolloj investimi do të ndihmonte për të plotësuar disa nga masat për të reduktuar ndryshimet e klimës.

Ndërsa e pyetur se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga përmbytjet, cilat janë masat që duhen marrë, Meksi tha se ato janë në nivel multidimensional, ndërsa veçoi se Shqipëria ka nevojë për masa përshtatëse.

Masat janë në nivel multidimensional dhe Shqipëria ka bërë hapa përpara. Në nëntor të këtij viti lançoi pikësynimin e kontribuar si pjesë e takimit të klimës ne kemi nevojë për masat përshtatëse që mund të nisë në kushtet planifikuese se çfarë duhet bërë, gjithashtu duhen planifikime për industrinë, bujqësinë sepse afektohen si nga përmbytjet edhe nga zjarret dhe thatësirat. Kemi shumë për të bërë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy