Autoritetet ukrainase deklarojnë se një numër i madh trupash të vdekur janë gjetrur në rajonin Sumy, në lindje dhe se ky numër vijon të rritet gjithnjë e më tepër.
Ka më shumë se 100 të vdekur në mesin e civilëve në rajonin e Sumy. Për fat të keq, ky numër po rritet çdo ditë. Shumë njerëz u gjetën të vdekur me duar të lidhura me shenjat e torturave, të qëlluar në kokë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale Sumy, Zhyvytskyi pretendoi se ka njerëz që mbahen robër dhe ka negociata të përditshme që ata të shkëmbehen ose lirohen.
Shumë njerëz mbahen robër, fati i të cilëve mbetet i panjohur deri më sot.



