Enkelejd Alibeaj nga partia “Djathtas 1912”, për nisjen e hetimit nga SPAK për çështjen e “Bankers”, pret që hetimi të jetë më i shpejtë.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se minimumi ka pasur evazion fiskal në këtë çështje.
Sipas tij, çështja e administrimit të këtyre ndërmarrjeve të mëdha shkon deri në qeveri, që nga ministri i linjës, AKBN që emërohen drejtpërdrejtë nga Kryeministri i vendit.
Alibeaj shton se fijet e lidhura shkojnë deri lart dhe se kjo është një sfidë për SPAK, nëse do kenë guxim të shkojnë deri në krye.
Kush sheh dokumentet që kanë rrjedhur nga prokuroria që janë të njëanshme, historikisht ka pasur minimumi evazion fiskal. Ky është pretendimi.
Organet më të larta të shtetit do të duhet ta kishin monitoruar në mënyrë sistematike. Me shumë gjasë nga ato që sot janë akuza që nga korrupsioni aktiv, pasiv, evazioni, meritojnë të hetohen prej SPAK.
Ishte një çështje që meritonte të shkonte në SPAK, ndodhi. Ky është një hap jo i vogël. Tani të shohim se sa SPAK do i shkojë në thellësi, në hollësi dhe lartësi.
Çështja e administrimit të këtyre ndërmarrjeve të mëdha shkon deri në qeveri, që nga ministri i linjës, AKBN që emërohen drejtpërdrejtë nga Kryeministri i vendit.
Fijet shkojnë deri lart, kjo është një sfidë për SPAK do kenë guxim të shkojnë deri atje.



