
Banorët e lagjes Shënkoll në Elbasan kanë protestuar kundër faturave të larta të ujit të pijshëm. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i drejtorit të ujësjellësit, i cili pranoi gabimin dhe gjeti fajtorët që për të janë punonjësit të cilët faturat i kanë plotësuar nga zyra pa dalë në terren.



