COVID-19 i merr jetën presidentit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

COVID-19 i merr jetën presidentit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu

Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta si pasojë e virusit covid-19. Hysenbelliu nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.

Prej ditësh, ai po merrte trajtim mjekësor në Turqi, ku u transportua pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi.

Ndërsa këtë të shtunë, mësohet se Hysenbelliu e ka humbur betejën me Covid-19, duke ndërruar jetë.

 Më herët, kujtojmë që Kasem Hysenbelliu ka qenë drejtor i përgjithshëm i News 24, Balkanweb dhe Gazeta Shqiptare. Po ashtu, Hysenbelliu ka drejtuar dhe gazetat Panorama dhe Panorama Sport. 

Pas këtij lajmi të hidhur, kanë reaguar dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të ‘Fax News’, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze. Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Solidaritet me të gjithë gazetarët e ‘Fax News’ dhe ‘Faxweb.al’, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik. I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut! U prehsh në paqen e merituar!”, shkruan presidenti Meta.

Ndërkohë, Basha shkruan se Kasem Hysenbelliu do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë.

“Jam i hidhëruar nga lajmi tonditës për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut, një qytetar i angazhuar dhe luftëtar i medias së lirë. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Hysenbelliu për këtë humbje të rëndë! Lutjet dhe mendimet e mia janë sot me ta, si dhe me miqtë, kolegët dhe ekipin e televizionit Fax News. Për ne që e kemi njohur personalisht, Kasemi do të mbetet shembulli i njeriut kurajoz, të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës. Ai do të kujtohet si një ndër kontributorët e spikatur në fushën e medias, themelues dhe president i televizionit Fax News, administrator i gazetës më të madhe në vend “Panorama” dhe i televizionit “News24″. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këtë humbje tragjike. U prehtë në paqe!”, shkruan Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy