Çeçeni Adam Osmayev i akuzuar nga autoritetet ruse për organizimin e një komploti për të vrarë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është plagosur dhe gruaja e tij qitëse e trajnuar mbeti e vrarë në një pritë të përgjakshme në Ukrainë.
Adam Osmayev, dhe bashkëshortja e tij Amina Okuyeva kanë qenë duke udhëtuar me makinë në periferi të Kievit afër një pike hekurudhore kur një automjet tjetër ka filluar t’i ndiqte nga pas ku janë qëlluar disa herë me armë zjarri.
Osmayev, 36 vjeç, u plagos, ndërsa gruaja e tij 34 vjeçare u qëllua në kokë. Për atentatin ndaj tij, ai ka akuzar drejtpërdrejt autoritetet ruse.



