CDC paralajmëron ti qëndrojmë larg zogjve dhe pulave

CDC paralajmëron ti qëndrojmë larg zogjve dhe pulave

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u kanë kërkuar njerëzve që të mos puthin më pulat pas një shpërthimi të një bakteri të quajtur salmonela.

Sipas BBC, CDC dhe zyrtarët e shëndetit publik po hetojnë shpërthimet e salmonelës pasi 163 njerëz u prekën në 43 shtete.

Mos i puthni ose shtrëngoni zogjtë, pasi kjo mund të përhapë mikrobet dhe do t’ju sëmurë,” tha në një deklaratë agjencia shëndetësore.

Bakteret e salmonelës, të cilat mund të gjenden në mish të papërpunuar ose të pa gatuar, vezë ose produkte të tjera ushqimore, shkaktojnë rreth 1.35 milion infeksione në SH.B.A çdo vit, dhe 420 vdekje.

CDC paralajmëroi se pulat dhe rosat, mund të mbajnë mikrobe të salmonelës edhe nëse duken të shëndetshme dhe të pastra dhe këto mikrobe mund të përhapen lehtësisht. Infeksioni mund të shkaktojë ethe, diarre, dhimbje stomaku dhe të vjella. Shumica e njerëzve shërohen pa trajtim, por rastet më të rënda mund të shkaktojnë vdekjen.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy