Zgjedhjet e pjesshme lokale, Amuli: PD Shkodër ka propozuar 15 emra, Ademi e papërshtatshme (VIDEO)

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Amuli: PD Shkodër ka propozuar 15 emra, Ademi e papërshtatshme (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike për degën Shkodër, Xhevdet Amuli u shpreh për MCN se "PD dega Shkodër" ka propozuar 15 emra kandidatësh për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Amuli u shpreh se kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi nuk është e përshtatshme për të drejtuar këtë bashki, pasi sipas tij ajo ka vazhduar drejtimin e bashkisë pa votat e qytetarëve.

Më tej, Amuli tha se Shkodra ka nevojë për një administrator që e njeh mirë qytetin dhe rrethinat.

“Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Shkodrës ka qenë një nga proceset më të rëndësishme. Në fakt Shkodra nuk ka patur kryetar bashkie të votuar, pavarësisht se kryetarja tanishme nuk ka patur votat e qytetarëve ka qenë në vazhdimësi.

Nga PD duhet një kandidaturë tjetër dhe të zgjedhë më të mirat që ka në gjirin e saj dhe shumë shpejtë do të jetë kandidati ose kandidatja.

Situata që prej shtatorit nuk ka qenë e këndshme sic dhe e kemi ndjekur nëpër rrjetet sociale. Të themi që nuk ka probleme, është ti bëjmë qefin vetes, por demokratët dinë të jenë të bashkuar dhe më të fortë.

Përsa i përket pozicionimit prej 4 muajsh ka që në të gjitha format Berisha është munduar të baltosë liderin Basha, këtë sjellje asnjë prej demokratëve nuk ia pati borxh Berishës në këtë periudhë kohe.

Emri i kandidatit të PD ende nuk ka dalë. Ata janë përzgjedhur nga anëtarësia e PD.

Voltana Ademi është e pozicionuar tashmë, thjesht është në atë pozicion duke e vazhduar, por nuk ka vota të qytetarëve. Propozimet janë çuar nga baza, janë çuar 15 emra në selinë e PD në Tiranë. Të propozuarit janë nga të gjitha fushat, Shkodra ka nevojë për një person që flejë dhe zgjohet me problemet e qytetit.”, u shpreh Amuli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy