Kreu i Grupit Parlamentarë te Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook”, është shprehur se “Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze”.
Ai me tej sulmon Ramen ku shkruan se “ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi”.
Statusi i plote
Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit.
Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.
Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.
Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë.



