Gurorja e familjes Rraja, është bllokuar. Policia vendosi shiritin e ndalimit të punimeve vetëm pas publikimit të Videos shokuese ku 9 persona të fisit Rraja goditen me shkopa goma, dy kushërinj të fisit Maja. Këta të fundit kishin kërkuar prej kohësh inspektim të banesave të tyre të dëmtuara nga shpërthimet në gurore, inspektim që ndodhi vetëm pas ngjarjes së rëndë.



