
Me hepatitin C mund të infektohesh jo vetëm në rrugë seksuale. Ekspertët thonë se janë gjithnjë e më të shumta në numër janë rastet e të infektuarve nëpërmjet trajtimeve të bukurisë, si manikyr, pedikyr, rruajtja te beriberi, piercing apo tatuazhe. Këto trajtime janë përgjegjëse për 34 % të rasteve të infektimit nga kjo sëmundje për vitin 2017, thuhet në buletinin e Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali.
Pavarësisht se rënia e numrit të të infektuarve me hepatite të llojeve A, B dhe C ka rënë, mjekët këshillojnë të bëhet kujdes.
Në mënyrë të veçantë, hepatiti A ka njohur herë pas here shpërthime epidemie. Kjo e fundit është aktive në shumë vende të Europës, ku numrin më të madh të të prekurve e shënojnë meshkujt homoseksualë. / ANSA /



