Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 1 mijë e 875 testime në të cilat kanë rezultuar 111 qytetarë të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se po në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga coronavirus-i dy persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar. Sipas të dhënave, janë 2896 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.



