Zv/kryeministri i RMV-së, Arben Fetai: Sistemi është i korruptuar deri në palcë, jemi në një situatë ku tragjeditë janë shndërruar në normalitet (VIDEO)

Zv/kryeministri i RMV-së, Arben Fetai: Sistemi është i korruptuar deri në palcë, jemi në një situatë ku tragjeditë janë shndërruar në normalitet (VIDEO)

Arben Fetai, zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se revolta e qytetarëve është më se e drejtë pasi për shkak të korrupsionit që ka përfshirë të gjithë sistemin po humbin jetën qytetarë të pafajshëm.

Sipas Fetait, një pjesë e madhe e club-eve në RMV veprojnë në ilegalitet dhe me licenca të falsifikuara. Zv/kryeministri Fetai tha se të plagosurit po orientohen në vendet më të mira për problemet që kanë.

Janë 155 të lënduar të cilët janë të lënduar në shkallë të ndryshme. Ka njerëz me djegie të shkallës së tretë. Shumë prej tyre janë shpërndarë në vende të rajonit dhe BE. Jo më larg se mbrëmë përcollëm disa persona në Holandë dhe Belgjikë. Po punojnë për të orientuar të lënduarit në vendet ku mund të marrin shërbimin më të mirë. Kanë humbur jetën 59 të rinj, është tragjedi e jashtëzakonshme për vendin tonë. Indinjata e familjarëve dhe qytetarëve është e drejtë e kuptueshme. Ne si institucione prej ditës së parë jemi duke marrë hapat e nevojshme për t’i ofruar shërbime shëndetësore dhe për të zbardhur rrethanat e këtij krimi që ndodhi në Koçan.

Nga 45 të regjistruar si klube nate, që është numër shumë i vogël ka të tjerë që veprojnë në mënyrë ilegale, janë të regjistruara si kafe dhe bare, ndërsa natën ushtrojnë veprimtari të klubit të natës në mënyrë të paligjshme. Nga këto 45 që janë të regjistruar si të tillë 22 kanë licenca për të operuar, ndërsa 23 nuk kanë fare dokumentacion dhe veprojnë në mënyrë ilegale. Skandali është që edhe tek pjesa që janë me licenca ka pasur raste, i Koçanit ishte një shembull, ku kanë qenë licenca false. Dikush diku brenda sistemit ka dhënë licencë të falsifikuar për objektin në fjalë. Dokumentacioni korrespondues në Ministrinë e Ekonomisë ku është arkivuar lënda nuk përputhet me natyrën e punës që është zhvilluar në biznesin në fjalë. Bëhet fjalë për falsifikim klasik.

Kjo tragjedi na ka bërë të kuptojnë sa i thyer është sistemi ynë. E kemi thënë në vazhdimësi që korrupsioni është një nga problemet më të theksuara me të cilat përballemi si shtet.  Kemi përballë një epidemi korrupsioni, një sistem korruptiv deri në palcë. Kjo vetëm se ka dhënë pasqyrën e saktë të gjendjes. Në një situatë ku tragjedi të tilla ku për shkak të korrupsionit janë shndërruar në një normalitet. Qytetarët vdesin për pasojë të pasurimit të disave, për pasojë të korrupsionit galopant.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy