Tre raste të murtajës së zezë në Kinë

Tre raste të murtajës së zezë në Kinë

Autoritetet shëndetësore kineze kanë konstatuar një rast të murtajës bubonike, pa lidhje me dy rastet e fundit të diagnostikuara në Pekin të murtajës pulmonare. 

Sipas “Daily China”, pacienti është një punëtor 55-vjeçar i një guroreje. Simptomat janë ethe të forta dhe infeksion të nyjeve limfatike, sipas një njoftimi të lëshuar sot nga Komisioni i Shëndetit në Mongolinë Qendrore.

Burri është në karantinë dhe nën trajtim spitalor, ndërsa 28 persona që kanë pasur kontakt të afërt me të janë nën mbikëqyrjen e mjekëve, edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma. Sipas komisionit, pacienti tha që ai kishte vrarë, gatuar dhe ngënë një lepur të egër më 5 nëntor. Fan Mengguang, zv / drejtori i Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, shpjegoi se rasti i ri është "i izoluar dhe i palidhur me të dy rastet" e diagnostikuara të martën në Pekin.

Murtaja bubonike, e njohur ndryshe si Vdekja e Zezë, ka qenë një nga pandemitë më shkatërruese në historinë e njerëzimit. Për shkak të saj kanë humbur jetën 75 - 200 milionë njerëzve në Euroazi dhe në Evropë nga viti 1347 deri në 1351.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy