Trump: Dënim me vdekje për trafikantët e drogës

Trump: Dënim me vdekje për trafikantët e drogës

Donald Trump ka propozuar për herë të parë që trafikantët e drogës të dënohen me vdekje, të paktën në rastet më të rënda. "Tolerancë zero” tha ai gjatë një takimi në Manchester, New Hampshire (SHBA), ku prezantoi planin për luftën ndaj drogës.

Presidenti risolli në vëmendje murin me Meksikën, si një mënyrë për të mbajtur larg trafikantët e lëndëve narkotike dhe emigrantët e paligjshëm.

Gjithashtu, Trump ngriti gishtin kundër kompanive farmaceutike. “Administrata ime do të prezantojë brenda një muaji një seri propozimesh për reduktimin e çmimeve të ilaçeve. Amerikanët paguajnë për ilaçet më shumë se qytetarët e vendeve të tjera”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy