Llabani: Një prokuror ka 400 dosje në ngarkim, në Dogana 50 kërkesa për hetimin e personave publikë (VIDEO)

Llabani: Një prokuror ka 400 dosje në ngarkim, në Dogana 50 kërkesa për hetimin e personave publikë (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se në Prokurorinë e Tiranës janë 80 dosje të evazionit fiskal të pahetuara, dhe qindra milionë euro të shmangura për tu paguar nga oligarkët e argumenton me ngarkesën e madhe që kanë prokurorët.

Nga studio e MCN Live, Llabani tha se Prokuroria e Tiranës që pas ardhjes së Arenc Çelës ka bërë një ndryshim sa i takon hetimit të çështjes, por se mungesa e prokurorëve si pasojë e vetingut, ka bërë që prokurorët të trashëgojnë një mal me dosje nga kolegët e shkarkuar.

Sipas saj, ata pak prokurorë që kanë ngelur në hetimin e këtyre çështjeve janë të mbingarkuar.

Sot një prokuror në prokurorinë e Tiranës ka 300-400 dosje hetimore në varësi.

Sigurisht që kjo do të kërkojë kohë, problemi i afateve të hetimit është tjetër gjë.

Është e vërtetë që në Prokurorinë e Tiranës ka dosje të evazionit fiskal.

Bëhet fjalë për një pronar mediash që është denoncuar më parë nga kryeministri si një person që në emër të pushtetit që ka nuk paguan tatim, taksa etj., që edhe pse kanë kaluar muaj e vite ka ngelur pa një hetim.

Ka ngelur edhe prej mungesës së ekspertizës. Mua më bën përshtypje pse kryeministri insiston tani.

Janë dosje me oligarkë, biznesmenë dhe pronarë mediash, dikur afër pushtetit, janë njerëz që mund të kenë bërë dhe pastrim parash.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave qoftë nga Prokuroria e Tiranës, qoftë nga SPAK janë me 50 kërkesa për hetimin e personave publikë.

Mbetet për tu parë nëse institucione si Doganat dhe Tatimet kanë marrë kërkesa për veprime tatimore apo doganore.

Këtu bëhet fjalë për një institucion të ri që do merret me hetimet me deklaratat e tij, Rama thotë se kemi paaftësi të institucioneve hetimore.

Pjesën më të madhe të drejtimit të hetimeve që kanë bazë financiare, ekonomike, ta ketë ministria e Drejtësisë.

Fakti që është diskutuar në tavolinë, janë sinjale që mund të ketë një strukturë të re e cila mund të ngrihet nga kryeministri.

Zbatimi i ligjit antimafia, hetimi i krimit ekonomik, hetimi i pastrimit të parave janë kusht për integrimin.

Me ardhjen e ministrit Manja në ministrinë e Drejtësisë u prezantua struktura antikorrupsion. Në fillim funksiononte, tani ka stopuar.

Nëse një deklaratë e tillë e kryeministrit ka lidhje me faktin se një muaj më parë është diskutuar me një tryezë një hap i tillë që ministria e Drejtësisë do jetë hapi i parë dhe prokuroria hap i dytë, mund të ketë një strukturë të re.

Fakti që ministri Manja ka stopuar me denoncimin e tij, tregon se struktura nuk funksionon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy