Celibashi thirrje partive politike: Zhvilloni fushatë zgjedhore të qetë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor 

Celibashi thirrje partive politike: Zhvilloni fushatë zgjedhore të qetë dhe në përputhje me Kodin Zgjedhor 

 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i bëri thirrje sot partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit që  ta zhvillojnë këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjitha parashikimet e Kodit Zgjedhor.

Në një mesazh në nisje të fushatës zgjedhore, Celibashi u shpreh se sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë të Shkodrës, Dibrës, Vorës, Durrësit, Rrogozhinës dhe Lushnjës.

Zhvillimi një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme, sipas kreut të KQZ-së,  lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor.

Celibashi u shpreh se mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. 

Mesazhi i Komisioneri Shtetëror të Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi

Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Me këtë rast ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtëpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. Gjej rastin për të ftuar votuesit/zgjedhësit, qytetarët të 6 njësive të qeverisjes vendore që tq marrin pjesë masivisht në këtë process. I ftoj ata që të verifikojnë vlefshmërinë dokumenteve të identifikimit pasi kanë verifikuar më së pari nëse emir i tyre gjendet në listën e zgjedhësve. Mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. Edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit, vlen që ju të ushtroni të drejtën tuaj të votes”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy