Presidenti amerikan Donald Trump tha se planifikon të bisedojë me homologun e tij rus Vladimir Putin të martën, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
“Do të flas me presidentin Putin të martën. Ne punuam shumë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One gjatë një fluturimi gjatë natës nga Florida në zonën e Uashingtonit.
Duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte.
Ndoshta mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë.
Do të flasim për tokën dhe do të flasim për termocentralet.
Kur u pyet për koncesionet, ai shtoi se është diskutuar shumë nga të dyja palët, nga Ukraina dhe Rusi dhe se tashmë do të flitet për të ndarë disa pasuri.



