Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit ka paralajmëruar për rreziqe të larta me të cilat përballen avionët që fluturojnë mbi Rusi.

Në një buletin sigurie mbi zonat e konfliktit të konsultuar këtë të premte, Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit rinovoi rekomandimin e saj për linjat ajrore që të mos përdorin hapësirën ajrore të Rusisë perëndimore, kjo e fundit tashmë është e ndaluar nga Moska për transportuesit me bazë në Bashkimin Evropian, por mbetet e përdorur nga kinezët, turqit etj.
“Zona në fjalë ndodhet në perëndim të meridianit të 60-të të Lindjes në të gjitha lartësitë dhe të gjitha nivelet e fluturimit ”, shtoi agjencia evropiane, e cila pavarësisht nga masat sovrane të marra nga Rusia, rekomandon shmangien e fluturimeve mbi një pjesë të këtij territori që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt 2022.



