“S’ka orientim dhe studim”, Xama: Legalizimi i kanabisit mjekësor, një treg me shumë risqe

“S’ka orientim dhe studim”, Xama: Legalizimi i kanabisit mjekësor, një treg me shumë risqe

Gazetarja Ola Xama komentoi në “MCN Economy” nismën e qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit mjekësor. Xama përmendi si dy nga risqet kryesore të sektorit, informalitetin, dëmet shëndetësore dhe risqet sociale. Gazetarja thotë se Rama s’ka orientim, ndërsa nuk ka as një studim ekonomik lidhur me përfitimet që do të ketë Shqipëria Nga sektori.

Legalizimi i kanabisit mjekësor është një treg dhe sektor që mbart shumë risqe, informaliteti, dëmet në shëndet, risqe sociale. Mund të ketë edhe risqe të përdorimit individual, shëndetësore. Kemi edhe nënprodukte mjekësore si vaji. Në një realitet si Shqipëria ku edhe për miellin nuk e dimë nëse e kemi nivelin e duhur të proteinave, imagjino legalizimin e kanabisit. Nëse kompanitë farmaceutike kanë nevojë për nënprodukte, ta marrin. Risqet që mbartin, nuk e dinë sa do mbrohen të rinjtë dhe fëmijët. Shohim një nisëm që s’ka orientim, njëherë kryeministri thotë do ta legalizojmë nga ana mjekësore, pastaj thotë do ta shohim për përdorim individual. Modeli i Maqedonisë së Veriut ka dështuar. Ka skaduar bima e kanabisit që kanë pasur stok. Te nisma s’pashë asnjë studim të mirëfilltë ekonomik, sa do fitonte Shqipëria. Ka edhe një model pozitiv, Kanadaja. Aty ku ka pasur sukses ka qenë përdorimi vetjak individual plus përdorimi mjekësor”.

Xama u shpreh se dyshon që do të bëhet legalizimi i kanabisit dhe amnistia fiskale nëse aspirata e vendit tonë mbetet integrimi në BE, duke paralajmëruar reagime nga Brukseli.

Jemi vonë me rajonin. Nëse do të fitosh nga ana ekonomike duhet ta kishim bërë kohë më para. Nëse aspiratat tona janë integrimi në BE dyshoj se do bëhej amnistia fiskale dhe legalizimi i kanabisit. Kemi parë që pas deklaratave të BE, qeveria është tërhequr. Sot jemi në një treg ku 70-80 për qind e blerjes së kanabisit është informale. Tregu informal është 400 miliardë dollarë. Ndërkohë që tregu formal 30 miliardë. Çmimi i një grami kanabis është 9 dollarë në botë, ndërkohë që në tregun e zi varion 15-20 dollarë. Pas legalizimit të kanabisit në Kanada, stoqet e kompanive kryesore që kanë investuar për kanabisin farmaceutik ranë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy