Së shpejti, një film biografik për Elvis Presley

Së shpejti, një film biografik për Elvis Presley

Baz Luhrmann, regjisori i filmit biografik të ardhshëm për Elvis Presley është duke testuar disa aktorë të mëdhenj për të luajtur këngëtarin në film.

Anel Elgort, "Aaron Taylor-Johnson", i cili u shfaq në "Avengers: Age of Ultron" dhe "Whiplash", Miles Teller, janë ata që po testohen, sipas një raporti të Hollywood Reporter.

Regjisorët e Ëarner Bros po shohin gjithashtu edhe Harry Styles dhe Austin Butler, i cili ka një rol në filmin e ri të Quentin Tarantino, "Once upon a Time in Hollywood".

Thuhet se, për të luajtur Col. Tom Parker, menaxherin legjendar, i cili kontrolloi jetën dhe karrierën e Elvis, është caktuar Tom Hanks.

Roli i Elvis pritet të plotësohet në javët e ardhshme.

Projekti u njoftua vitin e kaluar dhe është në vijimësi të një morie filmash biografikë rok, përfshirë hitin "Bohemian Rapsody", për Freddie Mercury dhe filmin për  Elton John "Rocketman".

Luhrmann po shkruan edhe filmin, i cili do të ndahet në dy pjesë: suksesi i hershëm i Elvis, pastaj jeta e tij pas moshës 35-vjeçare.

Presley vdiq në vitin 1977 në moshën 42-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy