Tirana u boshatis mbërëm pas orës 22, kur hyri në fuqi dhe ora policore për kufizimin e lëvizjes. Në një masë të madhe qytetarët respektuan vendimin për t’u futur në shtëpi, ndërsa në rrugë u pa një prani e madhe e policisë së rendit dhe asaj rrugore, të gatsshëm për të vendosur gjoba ndaj atyre që thyejnë karantinën.



