Paga minimale e punonjësve të policisë Private do të jetë 330 mijë lekë të vjetër. Kush paguan më pak do tu hiqet licenca. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u ka kërkuar kompanive të sigurimit fizik që të zbatojnë ligjin që paga më e ulët e një polici privat të jetë 50% më e lartë se paga minimale.



