Kur ua lë punën në dorë amatorëve/ Statuja 400-vjeçare përçudnohet pas restaurimit (FOTO)

Kur ua lë punën në dorë amatorëve/ Statuja 400-vjeçare përçudnohet pas restaurimit (FOTO)

Kishat spanjolle kanë një trashëgimi shekullore në art dhe histori. Por kur restaurimi i kësaj trashëgimie bëhet i domosdoshëm, problemet fillojnë të shfaqen.

Restaurimi që i është bërë një statuje të shekullit XVI në kishën e Shën Mishelit, në qytetin Estella, e ka kthyer atë në një objekt qesharak, duke provokuar zemërim te ekspertët.

Me kalimin e kohës, statuja e Shën Xhorxhit ishte kthyer në ngjyrë kafe. Pas restaurimit, fotot e veprës bënë në pak orë xhiron e rrjetit.

Edhe kryebashkiaku i Estellas, Koldo Leoz, reagoi në lidhje me veprën. “Sot Estella nuk bën lajm për historinë, artin, arkitekturën dhe trashëgiminë kulturore, por bën për restaurimin e mjerë të një vepre të shekullit XVI”, shkroi ai në “Tuiter”.

Sipas Leoz, prifti i kishës nuk ka kërkuar ndihmën e këshillit bashkiak, por e ka marrë vetë vendimin për restaurimin.

Rasti në fjalë u kujtoi të gjithëve restaurimin e afreskut të Krishtit, Ecce Homo, në Borja, Saragozë.

Restaurimi i shëmtuar që iu bë këtij afresku në vitin 2012 bëri që njerëzit ta thërrasin me emrin “Jezusi majmun”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy