
Një dështim në menaxhimin e sistemit e cilësoi Gjergj Buxhuku strategjinë e ndjekur në lidhje me energjinë.
Në studion e MCN Economy, Buxhuku tha se fakti që shpallet krizë energjie në vitin më të mirë për eksportet e konfirmon këtë keqmenaxhim të qëllimshëm.
Heqja e dritave dhe akset rrugore tregon se gjendja është dëshpëruese, efekti është i papërfillshëm nga kursimi i dritave të autostradës. Kjo shkakton probleme të mëdha në qarkullim dhe kuptohet se bizneset, transporti, ka kosto shtesë sepse ulet mobiliteti, të gjitha janë kosto publike. Por më e rëndë se sa kjo është fakti se sa një masë e tillë kur e merr, tregon se gjendja është mjaft e vështirë. Kjo tregon se ekonomia është keq, buxheti keq, rezervat ekonomike janë keq. Tregon se kemi të bëjmë me një sistem qeveritar të papërgatitur për të përballuar sfida të tilla.
Gjendja është e vështirë. Është lëvizje dëshpëruese që tregon se ekonomia është keq, buxheti i shtetit është keq, rezervat janë keq. Fakti që kemi arritur deri në këtë pikë tregon problematika të mëdha në mënyrën si është menaxhuar sistemi. Viti 2021, ndër më të mirët sa i përket reshjeve. Rekorde historike, eksportet kanë tejkaluar importet. Në tetor, Shqipëria përfundon në krizë energjetike.



