Haradinaj dhe Gucati dënohen me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale

Haradinaj dhe Gucati dënohen me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale

Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Gucati dhe Haradinaj nuk ishin të parët që u arrestuan nga Gjykata Speciale në Kosovë, por të parët ndaj të cilëve u shpall një aktakuzë

Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ata janë shpallur në disa pika fajtorë, por jo edhe për pikën e aktakuzës “hakmarrje”.

Në emër të popullit të Kosovës, trupi gjykues ju shpall ju fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur”, tha gjykatësi Charles Smith III.

Dënimi, nga gjashtë vjet sa kishte kërkuar prokuroria, është dhënë për 4 vjet burgim.

Drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Gucati dhe Haradinaj u akuzuan nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje si dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjykatësi Charles Smith III, gjatë paraqitjes së përmbledhjes së trupit gjykues për rastin tha se ky rast tregon më së miri arsyen se pse është krijuar Gjykata Speciale.

Ai tha se mbrojtja e dëshmitarëve është e rëndësishme, pasi pa ta, “nuk mund të ketë drejtësi për viktimat, apo për shoqërinë në përgjithësi. Veprimet e të akuzuarve i rrezikuan në themel këto”.

Gjykatesi tha se trupi gjykues është bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat penale të zbulimit të informacionit të mbrojtur dhe kanë pasur synim të drejtpërdrejt zbulimin e identitetit të dëshmitarëve dhe dëshmitarëve të mundshëm të Dhomave të Specializuara.

Me zbulimin e emrave të dëshmitarëve, por edhe me deklaratat e tyre, tha gjykatësi, Gucati dhe Haradinaj, kanë shkaktuar kërcënim të rëndë me synim që të frikësonin dëshmitarëve.

Ndërkaq, sa i përket akuzës se me veprimet e tyre, të akuzuarit kanë dashur të hakmerren, gjykatësi tha se ZPS-ja ka dështuar që të vërtetojë se është kryer kjo vepër penale.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020. Ata u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy