
Zv/kryeministri kosovar, Behxhet Pacolli ka mbajtur një konferencë për shtyp me homologen e tij kroate, njëkohësisht Ministre e Jashtme e Kroacisë, Marija Pejçinovic-Buric. Pacolli deklaroi se ka marrë garancinë që Kroacia do të jetë zëri i Kosovës në BE për çdo problem.



