
Gerta Meta, eksperte për çështjet zgjedhore tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se gjuha e përdorur nga deputeti i mazhorancës Nasip Naço ndaj përfaqësuesve të organizatës KRIKK ishte jo serioze dhe jo e matur.
Sipas Metës nuk raste të tilla duhet të vlerësohen që të mos jepen mesazhe të tilla dhe të dekurajohen organizatat apo aktorë të tjerë të shoqërisë civile.
Nasip Naço, kryetar i Komisionit të Sigurisë ka qenë prezent aty si një pjesë, siç janë aktorët që thonë argumentet e tyre në lidhje me shkeljet që bëhen në kodin zgjedhor. Gjuha që ka përdor ndaj Kolegëve tanë të organizatës KRIIK duke i konsideruar si ata aktorë të cilët, konotacioni i përmendjes së emrit të organizatës, duke përdor një zhargon jo shumë serioz dhe jo të matur, duke thënë që punojnë për opozitën.
Është dhënë një qasje, dhe një lakim i emrit të kësaj organizatë në lidhej me denoncimet që ata bëjnë në punën e tyre në lidhje me atë çka ne si vëzhgues vendorë jemi në krye të asaj se çfarë do ndodhë me zgjedhjet e 11 majit, sa transparente janë.
Rasti nuk është për të mbështetur kolegët qoftë nga KRIIK. Duhen konsideruar rrethana të tilla që të mos lejohet qoftë nga mediat, dhe nga ne që e njohim linjën e monitorimit që të përçohen mesazhe të tilla nga eksponentë të tillë mazhorancës dhe të japin mesazhe dekurajuese për organizatat jofitimprurëse, organizatat e shoqërisë civile, median etj.
Çdo tentativë për të bërë presion qoftë administratës, qoftë dhe ekipeve të ministrisë dhe qeverisë, për t’i mbledhur dhe për të dhënë mesazhe që nuk i shërbejnë situatës politike, ndërkohë që qytetarët presin për të par se cila do të jetë linja e aktorëve që do të garojnë dhe për të parë programet, këto janë në linjën e asaj që mazhornaca duke drejtuar të gjitha institucionet dhe duke pasur pushtet absolut duhet të jetë më e kujdesshme. Ashtu siç jepen mesazhe që të jenë të kujdesshëm me institucionet e drejtësisë duhet të jenë të kujdesshëm dhe me punën shumë modeste dhe të vyer që bëjnë organizata e shoqërisë civile. Zgjedhjet nuk janë vetëm të partive politike, nuk mund ta lëmë menaxhimin e zgjedhjeve vetëm me aktorë që bëjë kalkulimi politike dhe u pëlqen karrigia.



