
Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë shpërthyer replika të shumta, përfshirë këngë të Kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, të cilat për shumë, shihen si një strategji e Kryeministrit për të larguar vëmendjen nga çështjet që ka Partia Socialiste (PS) në SPAK.
Gazetari Mariglen Kume vlerëson në "MCN live" se vetë kreu i Partisë Demokratike (PD), Sali Berisha, është munduar të "shesë" Bashën si bashkëpunëtor të Ramës, duke futur në këtë kontekst edhe frikën për humbjen e votave që mund të marrin partitë e tjera nga radhët e opozitës.
Jo vetëm Lulzim Basha, i cili është kryetar i PD-së, por edhe anëtarë të tjerë të partive të reja, marrin vota opozitare, duke synuar, ose duke qenë të orientuar për të marrë mbështetje nga radhët e opozitës.
Ky lloj veprimi ka për qëllim dobësimin e koalicionit të PD-së për “Shqipërinë Madhështore”.
Në këtë aspekt patjetër që janë të shqetësuar, por Berisha ka luajtur në këtë këndvështrim që ta ‘shes’ Lulzim Bashën, si bashkëpunëtor të Ramës, dhe që nuk është se përfaqëson interesat e demokratëve aty por është në një koalicion.
Gazetari Kume e konsideron këtë “komedi” mes Ramës dhe Bashës si një bashkëpunim në distancë, të cilat bëhen me strategji për të përfituar të dy kundër Berishës.
Kume shton se Rama ka frikë ta përmendë emrin e Berishës, sepse kjo do ta faktorizonte atë dhe do të sillte një betejë ballë për ballë me liderin e PD-së.
Rama druan edhe t'i përmend emrin, sepse përmendja e emrit të Berishës do ta faktorizonte, do të bënte një betejë ballë për balle me Berishën.
Sepse realisht betejën me atë e ka, sepse edhe atë që kjo bën me Lulzim Bashën, e shoh si një bashkëpunim ne distancë, nuk e di nëse kanë diçka të rakorduar prapa kuintave, por qartazi të dy mundojnë të përfitojnë diçka.
Lulzim Basha që erdhi nga një kohë që i ikën të gjithë dhe ngeli vetëm, sot i ka strukturuar në një pjese të konsiderueshme , edhe kur u përça Grupi Parlamentar, dhe nuk e takonte as atë grup, por Basha mbante takime me një pjesë të konsiderueshme te tyre dhe tani di që ka eksponentë edhe në qarkun e Tiranës që mund të bëjnë vota dhe mund të dëmtoje opozitën, nuk e di sa do arrijnë të nxjerrin për Grup Parlamentar por mandatin e tij, besoj luan.



