Mitsotakis dhe Netanjahu takohen në Jeruzalem

Mitsotakis dhe Netanjahu takohen në Jeruzalem

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u takua të hënën me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jeruzalem. 

Vizita e kryeministrit grek është zhvilluar pa asnjë njoftim paraprak.

Kryeministri shoqërohej nga ministri i Jashtëm George Gerapetritis, i cili anuloi pjesë marrjen në Këshillin e Punëve të Jashtme të së hënës në Luksemburg.

Sipas raportimeve, Mitsotakis përcolli dënimin dhe pikëllimin e tij të fortë për sulmet terroriste të kryera nga Hamasi. 

Përveç kësaj, ai nënvizoi të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Nga ana e tij, Netanyahu thuhet se përcolli vlerësimin e tij për solidaritetin e treguar nga Greqia dhe populli grek.

Fillimisht, Mitsotakis ishte planifikuar të vizitonte Izraelin të enjten, por udhëtimi u shty për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Gjatë Samitit të Paqes në Kajro të mbajtur të shtunën, i cili synonte të gjente mënyra për të "de-përshkallëzuar" konfliktin Izrael-Hamas, Mitsotakis deklaroi se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy