Në një lidhje live me MCN, Hakil Osmani nga Meteoalb foli mbi situatën e motit në vendin tonë. Dita e sotme ka nisur me prezencë vranësirash dhe reshje të shiut, ndërkohë që e tillë do të mbetet edhe dita e martë. Po ashtu priten rrebeshe shiu në ultësirat Perëndimore.
Orët e pasdites sjellin përmirësim gradual të motit, pjesa e natës do kalojë me mot të qëndrueshëm. Nga e mërkura në ditën e shtunë do jemi me mot të kthjellët dhe kalim të vogël vranësirash. Kjo mesjavë sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.
Dita e martë dhe mëngjesi i ditës së enjte do të sjellë temperatura të ulëta. Pas ditës së enjte kemi rritje graduale të temperaturave të ajrit. Parametri i erës pritet të jetë problematik, ku në intervale të shkurtra do shkojë deri në 65 km/h.



