Aktori Stuart Margolin, i njohur më së miri për rolin e tij fitues të çmimit Emmy në "The Rockford Files", vdiq të hënën në moshën 82-vjeçare bëri me dije The Hollywood Reporter.

Margolin u shfaq në episodet e "Love, American Style", "The Partridge Family" dhe "The Mary Tyler Moore Show", por një nga rolet e tij të paharrueshme në film ishte në filmin aksion të vitit 1974 "Death Wish".

Margolin fitoi çmimin Emmy në 1979 dhe 1980 për punën e tij në shfaqjen e njohur të NBC.
Margolin ka lënë pas një vëlla, Arnold, njerkat Max dhe Christopher Martini, gruaja e tij të tretë, Pat, dhe vajzën e saj Michelle Martini.




