Gjykata Europiane kundërshton qeverinë polake: Shkeli ligjin duke prerë pyjet

Gjykata Europiane kundërshton qeverinë polake: Shkeli ligjin duke prerë pyjet

Gjykata më e lartë e Bashkimit Europian e cilëson shkelje të ligjit mjedisor të BE-së prerjet në shkallë të gjerë në pyllin polak të Bialoëiezës, një zonë e kategorisë së Trashëgimisë Botërore, ku jetojnë specie si bizonët e rrallë të Europës.

Në vendimin përfundimtar të dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, thuhets e prerja e pyjeve të zonën kufitare mes Polonisë dhe Bjellorusisë ka rrezikuar zhdukjen e disa llojeve zogjsh dhe insektesh.

Për muaj me radhë, Varshava i injoroi protestat e ambientalistëve dhe një urdhër të Gjykatës Europiane të Drejtësisë për të ndaluar menjëherë prerjet e pyjeve me argumentin se përbëjnë kthim mbrapa në rrugën drejt arritjes së standardeve europiane për vendin ish-komunist që qeveriset nga Partia për Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Qeveria bëri të ditur në fillim të këtij viti se e kishte ndaluar prerjen e pyjeve, në kuadër të një fushate të gjerë për përmirësimin e lidhjeve me Bllokun, pas dy vitesh mosmarrëveshje në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit dhe emigracionin, që pas ardhjes në pushtet të PiS, në 2015-n.   

Ministri i Mjedisit në atë kohë, Jan Szyszko, është shkarkuar nga detyra. Kjo ministri bëri të ditur sot se do ta zbatojë vendimin e gjykatës.

Në vitin 2016, në Poloni u trefishua numri i pemëve të prera. Autoritetet thanë në atë kohë se sidomos bredhi dhe pishat me moshë mbi 100 vjet duheshin prerë sepse ishin infektuar nga një lloj insekti.

Pavarësisht vendimit të gjykatës europian, ambientalistët thonë se dëmi tashmë është bërë. Ata kërkojnë anulimin e vendimeve të qeverisë që lejojnë prerjen dhe nisjen e punës për zgjerimin e këtij parku natyror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy