
Tre burra dhe një grua u ekzekutuan mëngjesin e sotëm në Iran nën akuzën se ishin të lidhur me shërbimin sekret izraelit Mossad.
Një fakt i tillë raportohet nga agjencia e lajmeve Mizan, pranë gjyqësorit iranian.
Në këtë rast janë përfshirë 10 persona. Sipas akuzave, ata kishin marrë para për disa misione në provincat e Azerbaxhanit Perëndimor, Teheran dhe Hormozgan.
Për 4 të dënuarit kryesorë Wafa Henare, Aram Omari, Rahman Parhazo dhe Nasim Namazi, dënimi me vdekje u krye për “krim lufte dhe korrupsion përmes bashkëpunimit me regjimin sionist”.



