Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pas paralajmërimit të këtij të fundit se nuk pranon zgjedhjet e 18 qershorit. Përmes një fotoje të publikuar në ‘Facebook’, Rama shkruan se:‘Një botë e re lulëzon gërmadhash’, ku shfaqet një flluskë e madhe në formë çadre, dhe bredna saj duket dhe flamuri i PD-së.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme duke folur nga çadra ku opozita po zhvillon protestën në ditën e 86 të saj, Lulzim Basha u shpreh se nuk do ketë zgjedhje pa opozitën në 18 qershor.
Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa kërkon qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Më herët Rama po me një foto tjetër në FB uron të gjithë për një të dielë të qetë, ku vetë shfaqet duke bërë një kosh në lojën e basketbollit.
“MIRËMËNGJES ! Dhe ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama.



