Parkimi i gabuar, Bashkia e Tiranës vendos 203 mijë gjoba në një vit (VIDEO)

Parkimi i gabuar, Bashkia e Tiranës vendos 203 mijë gjoba në një vit (VIDEO)

Policia Bashkiake ka thyer rekord me gjobat e vendosura për parkimet e gabuara brenda një viti. Në një përgjigje zyrtare për Tema Televizion thuhet se për periudhën nëntor 2017- nëntor 2018 janë vendosur 203 mijë e 725 gjoba. Sakaq, tarifa e parkimit ka ardhur gjithmonë në rritje. Nëse qytetarët në 2018-n kanë paguar 450 milionë lekë taksë parkimi, në 2019-n do të paguajnë 470 milionë lekë.

Përveç trafikut të rënduar në kryeqytet, një tjetër çështje shqetësuese është edhe parkimi me pagesë. Më shumë se 95% e parkimeve në Tiranë janë të privatizuara, nga 589 parkime, ku 508 janë të privatizuara, fakt që ndikon drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve.

Por Bashkia ka thyer rekord edhe me gjobat e vendosura për parkimet e gabuara, pasi vetëm për periudhën nëntor 2017- nëntor 2018  ka vendosur 203 725 gjoba, kështu thuhet në një përgjigje zyrtare për Tema TV. Gjobat e vendosura variojnë nga 1000 lekë deri 3000 lekë, çka do të thotë se nëse qytetarët janë ndëshkuar me shumën minimale, Policia Bashkiake ka mbledhur 2 milionë e 37 mijë lekë, nëse janë ndëshkuar maksimalisht, vlera arrin në 6 milionë lekë.

Mirëpo, kjo nuk është tarifa e vetme që paguajnë qytetarët pasi ata paguajnë edhe orët e parkimit, me tarifa të ndryshme pasi janë në varësi të zonave. Në kryeqytet në Zonën B, qytetarët duhet të paguajnë 40 lekë, në Zonën A 100 lekë për orë, ndërsa në parkimin nëntokësor 200 lekë për tre orë. Por këto tarifa kanë ardhur gjithmonë në rritje, pasi sipas buxhetit afatmesëm të Bashkisë së Tiranës, në vitin 2018, të ardhurat nga tarifa e parkimit janë 450 milionë lekë, ndërsa në 2019 pritet të jenë rreth 470 milionë lekë.

Ndërkohë, për vitet 2017-2020 arkës do t'i shtohen rreth 1.8 miliard lekë vetëm nga taksa e parkimit, nga të cilat 480 milionë mblidhen nga parkimi me kontratë dhe 1.3 miliard nga parkimi me biletë. Nëse llogarisim orët e punës, për tetë orë punë, një qytetar duhet të paguajë 800 lekë, çka do të thotë se për 22 ditë pune paguan në total 17.6 mijë lekë, në një kohë që paga minimale në vend është 22 mijë lekë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy