Meta: Dënime të rënda atyre që blejnë votën

Meta: Dënime të rënda atyre që blejnë votën

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkon penalizimin maksimal për blerjen e votës , fotografimin e saj, presionet e administratës publike, shantazhet me mbajtjen e vendit të punës apo akoma më keq me shantazhe të ndryshme të administratës publike ndaj votuesve. Deklaratat u bënë në një konferencë të organizuar nga KQZ.  

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, prezanton katër shyllat mbi të cilat duhet të miratohet reforma zgjedhore. Dekriminalizimi i partive, zvogëlimi i numrit të deputetëve, listat e hapura dhe minimizimi i numrit të biznesmenëve deputetë në Parlament ishin pikat ku u ndal kryetari i Kuvendit, gjatë një konference për zgjedhjet, të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me temë ‘Forcimi i pavarësisë së organeve të menaxhimit zgjedhor’. Meta, kërkoi miratimin pa humbur kohë të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.  Meta tha se duhet të hiqet dorë nga disa prej fenomeneve që prishin zgjedhjet, siç është blerja dhe fotografimi i votës. Ai kërkoi penalizim maksimal në këtë drejtim.

"Penalizim maksimal të gjithë atyre që duan të blejnë votën dhe ta kontrollojnë atë përmes presioneve. Penalizim dhe për fotografimin e votës. Kodi Zgjedhor të reflektojë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Shoqërisë Civile. Kërkoj përshpejtim të punës së komisionit të reformës zgjedhore, për të bërë të mundur ndryshimet në Kod. I kermi kërkuar OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të asistojnë reformën zgjedhore. Koha në dispozicion është e shkurtër, por e mjaftueshme. Duhet të evitojmë ndryshimet e momentit të fundit. Listat duhet të jenë të hapura, sepse krijon lidhjen e qytetarit me votuesin. Deputetët nuk janë thjesht partiakë, por janë më shumë parlamentarë sepse kanë një raport tjetër me votuesin dhe duhet të ruajnë një raport edhe me drejtimin e partisë si dhe me qytetarët"
Sipas Metës, problem është edhe financimi i partive politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy