Treni del nga shinat në Pakistan, 15 të vdekur dhe 50 të plagosur

Treni del nga shinat në Pakistan, 15 të vdekur dhe 50 të plagosur

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë u plagosën si pasojë e daljes nga shinat të një treni në provincën jugore Sindh të Pakistanit.

“Rreth 7 ose 8 vagona të Hazara Express dolën nga shinat dhe u përmbysën pranë distriktit Naëab Shah në Sindh”, konfirmoi Mahmood-ur-Rehman, një zyrtar hekurudhor pakistanez.

Policia lokale thotë se 50 pasagjerë të plagosur janë transferuar në spital dhe operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.

Treni ishte rrugës për në qytetin Rawalpindi në Punjab nga provinca Sindh. Për momentin nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy