Çmimi Nobel i Paqes, të nominuar banorët e ishullit grek të Lesbosit

Çmimi Nobel i Paqes, të nominuar banorët e ishullit grek të Lesbosit

Banorët e ishullit grek të Lesbosit kanë dhënë një kontribut të çmuar në pritjen dhe shpëtimin e emigrantëve që bënin udhëtimin e rrezikshëm nga Turqi në Greqi nëpërmjet detit Egje janë nominuar për çmimin Nobel të Paqes.

 

Nominimi ka ardhur pas propozimit të Organizatës Global të aktivistëve “Avaaz”, që ka mbledhur më shumë se 670 mijë firma në internet, për këta banorë që i quan heronj të Egjeut, të cilët kanë hapur zemrat dhe shtëpitë e tyre për të kursyer qindra e mijëra jetë njerëzish.

 

Më tipikët midis tyre, gjyshja 85-vjeçare Emilia Kamvisi, fotografia duke ushqyer një foshnjë siriane e së cilës ka bërë xhiron e botës, si dhe peshkatari vendas Stratis Valiamos, që ka shpëtuar dhjetëra refugjatë nga mbytja me anijen e tij të peshkimit, e ka qenë dëshmitar kur deti Egje ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

 

Çmimi Nobel për Paqe, si asnjëherë tjetër ka këtë vit 376 kandidatura. Ndërkohë në Greqi aktualisht ndodhen rreth 60 mijë refugjatë prej të cilëve 14 mijë në ishuj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy