Dy punonjës të Bashkisë së Malësisë së Madhe kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Pas konfirmimit të rezultateve të testit të tre punonjësve, është marrë dhe vendimi për dezinfektimin e Bashkisë dhe mbylljen e saj deri ditën e hënë. Gjithashtu, edhe anëtarët e tjerë të Bashkisë pritet t’i nënshtrohen analizës me tampon për të parë nese janë infektuar apo jo.
Vendimi erdhi nga kryebashkiaku Tonin Marinaj për të mbyllur bashkinë si dhe të kryhet dezinfektimi i ambienteve.
Deri me tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura.



