
Gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së, duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë.
Kancelari gjerman tha se një marrëveshje përfundimtare Prishtinë-Beograd do të kontribuonte në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra tjerën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”.



