Ilary Blasi ka zgjedhur heshtjen pas intervistës së ish-bashkëshortit në Corriere della Sera, ku u shpreh se ajo e kishte tradhtuar e para. Ish-partnerja dhe nëna e tre fëmijëve të Francesco Tottit thotë se do t’i qëndrojë deri në fund strategjisë që ka zgjedhur që në krye të herës: të mos flasë për të mbrojtur fëmijët nga i gjithë stresi që u shkaktojnë raportimet mbi divorcin e prindërve.
Megjithatë, heshtja nuk është asi nën mëngë. Nëse e sheh të nevojshme, Ilary mund të japë një intervistë në “Verissimo” një nga emisionet rozë më të ndjekura në Itali. Prezantuesja Silvia Tofanin, reja e ish-kryeministrit Berlusconi, është njëkohësisht edhe mikesha e saj.
“Përgjatë viteve të fundit, Ilary ka parë gjëra që mund të rrënojnë me dhjetëra martesa”, thotë avokati i saj.



