Nis greva gjashtë ditore e mjekëve në Britani, anulohen mijëra shërbime shëndetësore

Nis greva gjashtë ditore e mjekëve në Britani, anulohen mijëra shërbime shëndetësore

Mjekët e rinj në Angli kanë nisur këtë të mërkurë grevën e tyre gjashtë ditore e cilësuar si më e gjata në këto shtatë dekada histori të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë.

Për pasojë dhjetëra mijëra pacientë do të përballen me anulim të shërbimeve në kujdesin shëndetësor gjatë këtyre ditëve. Pezullimi i shërbimeve pohohet edhe nga një prej përfaqësuesve të NHS siç edhe njihet Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani Stephen Powis.

Mijëra takime do të anulohen për t’u riplanifikuar përsëri pasi kjo do të jetë greva më e gjatë që keni parë pas disa periudhash veprime industriale. Greva e kësaj jave është e dhjeta që mjekët e rinj mbajnë që nga muaji mars.

Greva e mjekëve të rinj është kritikuar ashpër nga një sërë organizatash dhe shoqatash të pacientëve veçanërisht të atyre të prekur nga kanceri pasi gjendja shëndetësore e këtyre të fundit që ka nevojë për monitorim te vazhdueshëm mund të përkeqësohet.

Ndërkohë të tjera organizata shtojnë se greva vjen në një nga periudhat më të ngarkuara të vitit kur ka një fluks të lartë të pacienteve që përballen me viroza te ndryshme te dimrit.

Mjekët e rinj në Britani të cilët nisën grevën mëngjesin e kësaj të mërkure për të përfunduar më 9 janar të javës tjetër prej kohësh kërkojnë kushte më të mira pune, shtim të bluzave të bardha dhe rritjen e pagës me 35% me qëllim luftimin e inflacionit i cili ka njohur shifra të larta në Britaninë e Madhe këtu vite. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy