Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Partia Socialiste ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.
Përmes një postimi në Facebook, Basha tregon statistikat e rritjes së pagave të mësuesve, në kohën kur Partia Demokratike ka qenë në pushtet gjatë periudhës 2005-2013 dhe e krahason atë me qeverisjen e PS, e cila sipas tij nuk ka bërë asnjë ndryshim.
Basha shkruan se tashmë është koha për ndryshim dhe për një qeveri që kujdeset për qytetarët.
Postimi i plotë i Bashës:
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët.



