
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së një komentuesi se përse nuk bën debat publik me opozitën.
Duke folur në rubrikën “Sy më Sy” Rama tha:
"Për sa i përket debatit me opozitën, kur do të bëni debat publik? Unë, i dashur im, do të bëj debat publik. Debatin publik e bëj çdo ditë. Debati publik është përpara syve të të gjithëve. Kur flasim për debat publik, çfarë do të thotë kjo? Me cilën opozitë? Nuk e kuptoj këtë."
Kujtojmë që pak ditë më parë kryedemokrati Sali Berisha e sfidoi me debat kreun e qeverisë Edi Rama.
Që prej debatit Nano-Berisha, në Shqipëri nuk janë zhvilluar debate të tjerë televizivë mes kryeministrit dhe kreut të opozitës.



