
Hakerët e lidhur me inteligjencën kineze thuhet se kanë kompromentuar linjat e telefonisë celulare të përdorura nga një numër politikanësh dhe zyrtarësh të sigurisë kombëtare brenda qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Burime i thanë Wall Street Journal se kriminelët kibernetikë kishin fituar akses në regjistrat e thirrjeve, mesazhet me tekst dhe madje edhe përmbajtjen audio të “mijëra qytetarëve, si dhe personave me të cilët objektivat do të kishin ndërvepruar”.
Burimet thanë se hakerët kinezë, pjesë e një grupi të njohur si Salt Typhoon, kishin mbajtur një prani brenda infrastrukturës së telekomunikacionit amerikan për më shumë se tetë muaj.
Hakerat dyshohet se komprometuan sistemet e disa operatorëve telefonikë duke përfshirë Verizon dhe AT&T, por u kufizuan në shënjestrimin e “dhjetëra figurave të profilit të lartë në botën politike dhe të sigurisë kombëtare”.



