
Mjeku i QSUT, Arianit Gogo ka rënë pre e dhunës ditën e sotme. Autori i sulmit është identifikuar si Avjerino Vjeroi, 28 vjeç dhe dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Mësohet se 28-vjeçari ka goditur me grusht mjekun, ndërkohë që ndërhyrja e stafit mjekësor ka normalizuar situatën.
Sakaq, autori i sulmit është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik Nr.5 Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por po punohet për zbardhjen e plotë të saj.



