
Rezarta Alibeaj drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Thanas Ikonomi ku studionte Mateo, djali 8- vjeçar i cili u masakrua nga fqinji i tij dhe u varros në oborrin e shtëpisë flet e tronditur nga kjo ngjarje.
Teksa i shpreh ngushëllimet familjes së vogëlushit, ajo shprehet se Mateo ishte një djalë i shkëlqyer i cili studionte aty dhe ishte në klasën e tretë.
Është një ngjarje e rëndë që na ka tronditur thellësisht shumë. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për engjëllin e tyre. Mateo ishte një nxënës i shkëlqyer, ishte në klasën e tretë.



