Panelet diellore, Muço: Ka selektivitet të bizneseve që aplikojnë, tregu s'është i lirë

Panelet diellore, Muço: Ka selektivitet të bizneseve që aplikojnë, tregu s'është i lirë

Bujar Muço, sekretar në Shoqatën e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm deklaroi në studion e emisioni “MCN Economy” që ka një ngërç dhe selektivitet mes bizneseve që aplikojnë për të përfituar nga skema për të prodhuar energji nga penelet diellore. Duke vijuar shpjegimin e tij, Muço tha se projekti për panelet diellore është i vonuar dhe se Shqipëria duhet të bëhet një mini prodhuese e energjisë në Ballkan dhe të përfitojë nga projektet që po nxit BE-ja.

Shikojmë një ngërç dhe selektivitet që përdoret sepse nuk është hapur një treg i lirë dhe konkurrent që prodhimi i energjisë të jetë sa më i madh. Ka burokraci, selektivitete, aneksime në forma të ndryshme. Po i bëj një thirrje qeverisë ta shohë me prioritet licensimin e këtyre projekteve. Është i vonuar projekti për panelet diellore. Ne duhet të bëhemi mini prodhuese e energjisë në Ballkan dhe më gjerë. Pjesë më të madhe mbi 95% të prodhimit të energjisë e kemi hidro dhe nuk duhet të ngremë sytë nga qielli dhe të presim shiu. Të kërkojmë alternativa të tjera.

BE po nxit disa iniciativa të prodhimit të energjisë alternative, pro këtu nuk po ecën me hapat e duhur që me të kemi energji.

Unë desha të thoja që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme që të përfitojë nga projektet që BE po nxit prodhimin e energjisë në forma alternative. BE është e angazhuar për të nxitur vendet që kanë mundësi për të prodhuar energji alternative. Ne jemi me prodhim hidro, por të prodhojmë nga era dhe dielli. Për përfitimet e kësaj energjie të jenë bizneset, pasi i kanë mundësitë për t’i ndërtuar këto parqe, nuk jam kundra që qeveria të stimulojë dhe për konsumatorët e thjeshtë por të jenë transparente dhe më nxitëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy