Arkitekti dhe urbanisti Gjergji Caca tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se rijetëzimi i Pallatit të Kongreseve nuk duhet të shembë objektin për të ngritur kulla. Ai thekson pas fjalës “rijetëzim” fshihet pjesa e dhënies te privati të një përqindjeje të pronës. Caca thotë se tanimë do të kemi të bëjmë me bashkëpronësi, jo rijetëzim. Sipas arkitektit Korporata e Investimeve Shqiptare ka një seriozitet që lë për të dëshiruar, ku postimi për projektin është fshirë.
“Që kur Korporata e Investimeve Shqiptare, serioziteti i të cilës lë për të dëshiruar, ku informacioni është i mangët, njoftimet bëhen në kohë të shkurtra. Pallati i Kongresit hiqet nga faqja, nuk arrijmë as ta shohim nga faqja zyrtare. Duhet të mbajë përgjegjësi kush e hedh dhe kush e keq, sepse ka një përgjegjës. Është i detyruar me ligj që duhet të ketë njoftim me ligj. Lë shumë për të dëshiruar serioziteti i Korporatës, qoftë në faqen e vet. Imagjinoni sa serioze është për investitorë të mëdhenj. Zonja që është e komanduar, që është e pazgjedhur, ku kryetari i bashkisë ka tagër ndryshe. Kur diskutojmë për vendime që një pronë publike fillon dhe do tjetërsohet, për transformimin e pronësisë, pasi Korporata ka precedentët që ka transformuar disa prona, ku rasti i fundit është të ATSH, që do t’i jepet ndërtuesit. Pjesa e Pallatit s’shihet diku në projekt, dhe po hamendësoj se i bie logjikisht që mund të prishet. Ne tentojmë të shkojmë te objekte që janë në qendër, nuk tentojmë që ne na duhet një objekt konferencash, që patjetër na duhet, por pse duhet të prishim një objekt ekzistues. Gjithmonë diskutimi niset me pjesën ‘për shkak të mirëmbajtjes, degradimit’, ndërkohë që këta janë personat për përgjegjës për mirëmbajtjen. Pallati i Kongreseve është shumë i ri si objekt. Rijetëzimi është mbajtja si zemër e objektit ekzistues, ti mund të rishikosh funksione, hapësirën, por jo objekti. Pozicioni është ideal. S’kemi objekte me kaq hapësirë përreth. Pallati i Kongreseve është te ansambli i mbrojtur i bulevardit, mesa di unë. Me fjalën rijetëzim s’do të thotë të heqim këtë për të bërë kulla. Pas fjalës rijetëzim kamuflohet pjesa e dhënies, si me koncesion. Sot është 100 për qind publik. Nesër do jetë, sikur 20 për qind në pronë të privatit. Rijetëzim është kur e rregullon vet shtëpinë. Ky s’është rijetëzim, është bashkëpronësi”.



